Vlorë, zbulohet gomonia e fuqishme, 37 të arrestuar për drōgë në Itali dhe Shqipëri

312
Sigal

Dhjetë persona u arrestuan në Shqipëri në kuadër të një operacioni të madh anti-drōge në koordinim me autoritetet italiane.

Në total, janë arrestuar 37 persona, ndërsa u sekuestruan 3.5 ton drogë e tipit marījuanë, hāshash e kōkainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drōgë me vlerë 40 milionë euro.

Gjatë kontrolleve në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni në Vlorë është sekuestrua edhe një gomone me dy motorë të fuqishëm, e cila i përkiste këtij grupi krīminal.
Gomonia është kapur në njërën prej magazinave të grupit krīminal.

Operacioni vijon në Itali dhe autoritetet italiane janë duke kryer arrestime të reja. Pritet që në lidhje me këtë, autoritetet fqinje të dalin në një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Veprimtaria e grupit krīminal ka nisur që në vitin 2015 ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.