Vlorë/ Shoferi i eskavatorit ther delen në mes të lungomares

153
Sigal

Çudirat shqiptare nuk kanë fund! Rasti më ‘i freskët’ na vjen nga Vlora, ku shoferi i eskavatorit, që po punon në zgjatimin e lungomares, qenka edhe kasap. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ai është duke therur një dele (ose qingj) dhe e ka varur atë në kovën e eskavatorit.

Ky veprim, përveçse është në shkelje të sigurisë së ushqimit, por tregon edhe njëherë sesa “seriozisht” punohet në projektet e Rilindjes. E mira e kësaj është vetëm se shoferi i eskavatorit, paska dy profesione.