Vlorë, edhe pse në sezon turistik, infrastruktura rrugore mbetet problem

566
Vlora duhet të ishte gati për sezonin turistik, por ende nuk ka zgjidhur problemet e infrastrukturës rrugore. Rruga nga bashkia e Vlorës deri në spitalin rajonal është në gjendje kaotike.
Punimet tashmë kanë nisur dhe mjetet e tonazhit të rëndë gjenden në zonë, por asnjëri prej tyre nuk punon.
Qytetarëve u duhet të kalojnë në trotuarin tepër të ngushtë. Binzeset buzë rrugës po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa banorët e zonës thithin pluhurin pafund të rrugës. Për të përshkruar rrugën prej vetëm dy kilometër, ambulancës i duhen rreth 45 minuta për të arritur deri në derën e spitalit. Gjendja aktuale e rrugës por edhe punimet e ngadalta i bëjnë qytetarët mosbesues se rruga do të përfundojë në afatin e përcaktuar.
Rruga e spitalit është një prej akseve më të rëndësishme të qytetit, pasi lidh Vlorën me Komunën Shushicë, komunën qendër apo edhe bashkinë e Selenicës e Komunën e Sevasterit.
Sigal