Vlorë, 50-vjeçarja hidhet nga spitali psikiatrik, si është gjendja e saj shëndetësore

1283
Sigal

Një 50-vjeçare me iniciale H.XH. është hedhur mëngjesin e sotëm nga lartësia e spitalit psikiatrik në Vlorë.

Sipas policisë ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.