Vjena, mbështetje për bujqësinë shqiptare në disa projekte të rëndësishme

513
Austria angazhohet për të ndihmuar Shqipërinë edhe për krijimin e prodhimeve bujqësore të markës si dhe në procesin e certifikimit të tyre. Ministri Ruppert e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e vendosur të Austrisë në hapjen sa më parë të negociatave me BE dhe mbështetjen në zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe veterinare. 
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi këto ditë një vizitë zyrtare në Austri me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Mjedisit të Austrisë, Andra Ruppert. Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti u prit nga homologu i tij Ruppert, me të cilin diskutoi dhe ra dakord për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë. 
Ministri Ruppert shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë austriake, e cila do të ndihmojë Shqipërinë në zhvillimin e bujqësisë në zonat e pafavorizuara duke nxitur krijimin e fermave me profil agriturizmi si dhe në mjaft fusha të tjera. Të dy ministrat ranë dakord që të nxitisin më tepër bashkëpunimin edhe midis dy agjencive përkatëse të pagesave në mbështetje të fermerëve dhe të agropërpunuesve. Ministri Ruppert diskutoi me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti edhe për rëndësinë e promovimit të prodhimeve shqiptare të Bujqësise organike. 
Austria angazhohet për të ndihmuar Shqipërinë edhe për krijimin e prodhimeve bujqësore të markës si dhe në procesin e certifikimit të tyre. Ministri Ruppert e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e vendosur të Austrisë në hapjen sa më parë të negociatave me BE dhe mbështetjen në zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe veterinare. 
Ministri i Bujqësisë së Austrisë do të vizitojë së shpejti Shqipërinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjeve midis dy vendeve.
Sigal