Tirana përplaset me Moskën për zhvillimet e fundit në Maqedoni

451
Ministria e Punëve të Jashtme pohoi se deklaratat e Moskës janë shantazh ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE. MPJ i tërhoqi vërejtjen Federatës Ruse për deklaratat e papranueshme të Kremlinit për kinse fajësinë e Tiranës mbi bashkimin Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimet në shtetin fqinj maqedonas. Ministria e Jashtme njoftoi pasditen e së hënës se i ka paraqitur shqetësimin Ambasadorit Karpushin për deklaratat Moskës. Njoftimi i MPJ-së vijon: “MPJ i shprehu Ambasadorit pakënaqësinë e palës shqiptare dhe i kërkoi sqarim lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të MPJ-së ruse. Ambasadori i Federatës Ruse, z. Aleksander Karpushin, u thirr në një takim në MPJ të RSH. MPJ i shprehu Ambasadorit pakënaqësinë e palës shqiptare dhe i kërkoi sqarim lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të MPJ-së ruse. MPJ i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dy shteteve sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës. Këto deklarata përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadës së federatës Ruse në Tiranë në lidhje me deklaratën e MPJ, për konfliktin e ndodhur në 21 prill në Maqedoni. Në një deklaratë për shtyp të nisur për mediat thuhet se “ambasada ruse ndihet e habitur nga deklarata e shpërndarë për incidentin”. Sipas ambasadës ruse “njoftimi i datës 22 prill nuk kishte asnjë lidhje me incidentin e ndodhur në Maqedoni sikundër është pretenduar edhe nga MPJ e Shqipërisë. Ambasada e konsideron të papranueshëm shtrembërimin e thelbit dhe të karakterit të bisedës mes Ambasadorit rus dhe përfaqësuesit të MPJ të Shqipërisë duke thënë se toni i deklaratës zyrtare nuk kishte asnjë lidhje me takimin miqësor të mbajtur mes dy diplomatëve”. “Jemi të habitur nga deklarata zyrtare e MPJ të Shqipërisë e publikuar në përfundim të takimit të Ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe të MPJ-së së Shqipërisë, Sokol Gjoka, të zhvilluar më 27 prill 2015”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.
Sigal