“Çmendet” lushnjari, tenton të mbysë gruan me litar

499
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku burri ka shkuar deri në marrëzi, sa ka tentuar të mbysë gruan e tij me litar.
Burime zyrtare bënë me dije se Feçor Biçaku, 56 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dje në banesën e tij tentoi të vriste shtetasen me inicialet F.B., 52 vjeçe. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital në TIranë, në gjendje të rëndë për jetën

NJOFTIMI I POLICISE
Sot në datën 05.07.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisaraitin e Policisë Lushnje, falë veprimeve të shpejta operative dhe një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim:
-Feçor Biçaku, 56 vjeç, banues në Lushnje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe. Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal