Vjedhje me dhunë në Tiranë, dy të arrestuar

653
Sigal

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen me dhunë të një 29 vjeçari.

Në pranga kanë rënë:

-K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

-XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Policia thotë arrestimi i tyre u bë pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.