Vjedhja e thesarit, Gjykata e Lartë liron Golemin e Fullanin

514
Sigal

TIRANE – Gjykata e Lartë vendosi te lere te lire ish-inspektoren e Bankes se Shqiperise Elivar Golemit, dhe t’i ndryshoje masen ne “detyrim paraqitjeje”, pas kerkeses se saj per te lene qeline e burgut ku ndodhej prej muajit shtator. 

Ne Gjykaten e Larte eshte drejtuar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani i cili kërkoi lirinë dhe pezullimin e masës së arrestit shtëpiak, ku gjithashtu mori masen “detyrim paraqitjeje”. Golemi dhe Fullani janë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që shpërtheu në muajin korrik me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.
 
Për avokatin e Golemit, Fatos Shanaj, Gjykata e lartë korrigjoi vendimin e gjykatave të tjera, duke urdhëruar me të drejtë sipas tij, lirimin e Golemit. Por për prokurorin Madrdi Kulolli duhet të mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Trupa gjykuese e kërkesës së Golemit, ishte Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi

Të dy ish-drejtuesit kishin masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkalles se Pare, por ne Apel Fullani u la ne arrest shtepie ndersa masa e Golemit nuk ndryshoi.
 
Para nisjes së seancës në Gjykatën e Lartë avokati Shanaj është shprehur : “Të gjykohet në gjendje të lirë, qëndrimi i saj në burg është i palogjikë. Nuk e di cfarë do të bëjmë më mbrapa por sot në këtë seancë shpresojmë për mirë”. Sipas Fatos Shanajt, avokatit të Elivar Golemi, mbajtja në burg e ish-Inspektores është e padrejtë, ndaj ai kërkon gjykimin e saj në gjendje të lirë, duke argumentuar se Golemi është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje.
 
Në ambientet e Gjykatës së Lartë janë gjendur edhe familjarë të ish-inspektores Golemi në pritje të një vendimi pozitiv për ta.
 
Ardian Fullani u arrestua më 5 Shtator, ndërsa po atë ditë u vetëdorëzua edhe ish-inspektorja Elivar Golemi pasi u vu në dijeni se kishte një urdhër aresti për të. Më 7 Shtator ata dolën para gjykatës ku iu rikonfirmua masa e sigurisë dhënë në mungesë ndaj tyre ndërsa më 15 Shtator palët apeluan vendimin. Apelii vendosi të mos ndryshojë masën për Golemin, ndërsa Ardian Fullani u la i lirë në masën e “arrestit shtëpiak”.