Bujqësia, Rama: Jo subvencione për vota, zhvillim me konkurencë

752
Sigal

Qeveria shqiptare është e vendosur ta kthejnë bujqësinë në një sektor që do të sjell rritje ekonomike. Gjatë prezantimit të paketës për mbështetjen e bujqësisë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur shteti është konsiderohej si lopë që të gjithë duan ta mjelin në mënyrë passive.
 
Sipas shefit të qeverisë gjithashtu ka ikur koha kur subvencionet përdoreshin për fushata politike e për të fituar ca vota.  
  
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të paketës tha se qeveria e re është fokusuar në ato sektorë që kthejnë rrjedhën e ekonomisë shqiptarë. Sipas tij bujqësia sot është një nga motorët e rritjes ekonomike.
  
Ndërkohë numri një i bujqësisë, Edmod Panariti tha se me këtë paketë Do t’i jepet nxitje prodhimit buqësor.

Rama: Të shkëputemi nga bujqësia e mbijetesës

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht se Shqipëria është një vend i pasur për nga burimet natyrore, është një nga vendet më të prapambetura. Kjo sipas shefit të qeverisë është nga padija.
 
“Këtu është dhe sfida kryesore, dhe përtej masave afatshkurtra e afatgjata. Sfida kryesore është të kalojmë nga një bujqësi e mbijetesës dhe padijes në një bujqësi që sjell fitime. Gjenerata e re nuk preferon të marrë stafetën e babait e nënës që rropatet për të punuar tokën. Ndihma e Bashkimit Evropian për ne në këtë sektor nuk janë vetëm burimet e mbështetjes financiare, por duhet edhe dija. Atë që mund të ndryshojmë përmes dijes nuk mund ta ndryshojmë përmes parave. Sot ajo që ne kemi trashëguar në sektorin e fshatit është një situatë ku duket qartë se çfarë mund t’i bëjë një vendi politika e subvencionimit të mbijetesës”, deklaroi Rama.