Viti 2023: Në KESH, OST e OSHEE  ka 370 milionë Euro  humbje

49
Sigal

Abuzimet e 3 drejtorëve të KESH, OST e OSHEE janë shtuar me 130 milionë Euro në vitin 2023, ndërsa drejtësia nuk vepron ndaj tyre, megjithëse ka raportet e auditimit. Shteti urdhëron që 185 milionë Euro, baras me 50% të vjedhjeve në KESH, OST e OSHEE, të rimbursohen nga buxheti i shtetit. KESH shet energjinë e tepërt në bursë, por ky sektor del me humbje 370 milionë Euro për vitin 2023, që është 130 milionë Euro më tepër se humbja e vitit 2022

 

Abuzimet e 3 drejtorëve të KESH, OST e OSHEE janë shtuar me 130 milionë Euro në  vitin 2023, ndërsa drejtësia  nuk vepron ndaj tyre, megjithëse ka raportet e KLSH. Shteti urdhëron që 185 milionë Euro, baras  me 50% të vjedhjeve në KESH, OST e OSHEE, të rimbursohen nga buxheti i shtetit.

 Në kongresin e PS, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nisur të bëhet vend lider për eksportimin e energjisë elektrike. Ministrja Belinda Balluku, tha se gjatë vitit 2023 kemi prodhimin më të lartë të energjisë, ndërsa Ministri i Financave, Ervin Mete, tha se ka dalë me fitime.

Por sipas të dhënave që qeveria ka në sirtarët e saj, madje disa edhe i publikon pa dashje; rezulton se gjatë vitit 2023 është deklaruar humbje e pritshme 370 milionë Euro në sektorin e energjisë.

Pra, prodhim energjie nga HEC-et shtetërore, ka për të plotësuar nevojat dhe KESH shet energjinë e tepërt në bursë, por ky sektor del me humbje 370 milionë Euro për vitin 2023, që është 130 milionë Euro më tepër se humbja e vitit 2022.

Sepse shefat e KESH që prodhon energjinë, të OST që e transmeton dhe OSHEE që e shet te konsumatori, janë treshja e krimit financiar, që kanë krijuar qëllimisht këtë gropë të zezë korrupsioni e hajdutërie me energjinë elektrike, duke bërë letra false sikur vjedhja është humbje.

Pra, prodhim energjie nga HEC-et shtetërore, ka për të plotësuar nevojat dhe KESH shet energjinë e tepërt në bursë, por ky sektor del me humbje 370 milionë Euro për vitin 2023, që është 130 milionë Euro më tepër se humbja e vitit 2022.

Termi humbje, ka kuptimin që humbet diçka, ndërsa në rastin konkret, drejtori i KESH, Ergys Verdho, drejtori i OST, Skerdi Drenova, drejtori OSHEE, Enea Karakaçi prej muajit qershor 2023 dhe Ardian Çela para tij, quajnë humbje vjedhjen e të ardhurave nga energjia.

Ky mashtrim që po fsheh edhe vjedhjen 370 milionë Euro të vitit 2023, është deklaruar nga KESH e OST, në shkresat që i kanë dërguar Enti Rregullator të Energjisë, të cilit i kërkojnë t’u zgjatet afati i hunbjeve deri në fund të vitit 2023, mbasi janë shkaktuar si pasojë e emergjencës për energji, prej krizës botërore nga lufta në Ukrainë.

Kryetari i ERRE, Petrit Ahmeti me Vendim Nr. 296, datë 19 tetor 2023, ka miratuar deklarimin KESH e OST për 160 milionë Euro humbje, duke firmosur dakordësinë për përballimin nga buxheti i shtetit në përshtatje  me mundësitë.

Ndërsa 210 milionë Euro të vjedhura, që OSHHE i ka deklaruar si gjoja humbje në rrjet, ka nisur t’i justifikojë Ministria e Energjisë me “ustallarët” e saj, të cilët kanë filluar të bëjnë letrat sikur kjo vlerë është humbje, duke sajuar raportet teknike bashkë me Drejtorin e OSHEE.-

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, sipas ‘pamfleti’ janë urdhëruar që 185 milionë Euro, baras  me 50% të vjedhjeve në KESH, OST e OSHEE, të rimbursohen nga buxheti i shtetit.

Vjedhjet e 3 drejtorëve të KESH, OST e OSHE janë shtuar me 130 milionë Euro në  vitin 2023, ndërsa SPAK nuk vepron ndaj tyre, megjithëse ka raportet e KLSH, 4  kallëzime penale dhe 25 denoncime publike me prova vetëm nga “Pamfleti”, mes tyre pagesa 90 mijë Euro në ditë prej 1 viti, për dy anijet TEC të Bangladeshit paçka se ato nuk prodhojnë energji.