Vila, mjete luksoze e toka, ja çfarë sekuestroi “Anti-KÇK” në Shkodër

479
Sigal

Aksioni që ka nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, vazhdon edhe sot.

Sot më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;

3 automjete

1 motor.

Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

Një automjet;

Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

Një automjet;

Operacioni vijon.