“Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit”, apeli i aktivistes/ Klarisa Rexhvelaj: Ndërkohë që qeveria fle gjumë të zgjojmë ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh

891
Sigal

Jetojmë në një qytet si Tirana ku niveli i ndotjes është maksimal. Ajri i ndotur, uji i pijshëm mungon, plehra kudo, kushte këto që nuk krijojnë as minimalen për të siguruar cilësinë e jetesës.

Shqipëria renditet në ato shtete ku kontrolli ushqimore është 0, ku investimet në shëndetësi janë 0, vetem check-upe dhe tendera korruptiv, fasada për t’u hedhur hi syve. E si mund të jemi të shëndetëshëm në këto kushte ? Ku mungon diagnostifikimi rutin e herë-herë dhe mjekimi adekuat.

Sot në ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, marshuam për të vënë dhe një herë në vemendje të shoqërisë këtë problematikë të rëndësishme për qytetarët, nisuar nga statistikat dhe numëri i shtuar i rasteve është e domosdoshme marrja e masave dhe ndërhyrja në kohë për parandalim. Pse jo të frymëzojmë çdo të ri, çdo qytetar ta dojë veten, ta dojë jetën, e të perpiqemi bashkarisht sa më shumë të jetojmë shëndetshëm.

Ndërkohë që qeveria fle gjumë të zgjojmë dhe një herë ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh .