Vijon zjarri në malin e Tomorrit, deri më tani janë djegur 20 hektarë pyje

236
Sigal

Në ditën e katërt të zjarrit në Parkun Kombëtar të Tomorrit situata vijon të jetë ende alarmante.

Deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë pyje, ndërsa mbrëmjen e kaluar situata është përkeqësuar pasi janë shtuar disa vatra të reja zjarri.
Era e madhe e së mërkurës ka favorizuar flakët duke bërë që zjarri të përhapet më tej.

Terreni shumë i vështirë shkëmbor në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Nga ana tjetër pavarësisht ndërhyrjes ajrore ende zjarri nuk është vënë në kontroll.

Problem paraqet dhe djegia e pishave që janë në lartësi, të cilat më pas shkëputen dhe rrezikojnë përhapjen e vatrave të reja të zjarrit.

Për zjarrin janë arrestuar dy persona, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë tre të tjerë.

Në pranga ranë B. Murati, 50 vjeç dhe E. Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha