Reagon Vjosa Osmani: Thaçi s’mund të flasë në emrin tim!

120

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve.

Por, Osmani thotë se presidenti nuk mund të flasë në emrin tim.

Osmani thotë se edhe atëherë kishte votuar kundër, por edhe sot Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve, por ajo tha jo në emrin e saj.

Ajo tha se 7 vjet më parë Thaci kishte sjellë në Kuvend një marrëveshje me Daçiçin, të cilën sipas Osmanit, Thaçi e kishte quajtur njohje të Kosovës nga Serbia.

E kjo, sipas Osmanit, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucione, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime.

Postimi i plotë i Vjosa Osmani:

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.