Vijon qëndesa e opozitës në “çadrën e lirisë”

440
Ka hyrë në ditën e 13 protesta e opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë nga çadra e protestës përpara selisë së qeverisë, Basha akuzoi kryeministrin se fatin e vet politik dhe jo vetëm e ka lidhur jo me qytetarët shqiptarë, por me një grusht kriminelësh.
Sigal