Vijon greva e urisë në Ballsh, Naftëtarët: Kërkojmë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës!

123

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre.

Greva pa afat ka nisur prej ditës së djeshme. Naftëtarët janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës. Ata kanë deklaruar se greva është pa afat dhe se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.

“Ne këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona”, deklaroi një nga naftëtarët.

Kujtojmë se pak kilometra më larg, punonjësit e stacionit të pompimit të Poçemit kanë gjashtë ditë në grevë urie pasi nuk kanë marrë 27 rroga.