Vihet në pranga zyrtari i Tatimeve, dëshironte favore seksuale ndaj vajzës që kërkonte punë

448
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një zyrtar i Tatimeve është arrestuar pas akuzës së një vajze që e akuzon për favore seksuale.

Vajza denoncoi faktin në polici, duke specifikuar se favoret seksuale kërkoheshin në këmbim të ndihmës për punësim.

Shtetasi i arrestuar, me inicialet A.M dhe banues në Pogradec, u arrestua nga policia ndërkohë që prokuroria e Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.