Alarmi i koronavirusit, Një shkollë private pezullon mësimin, Vasili: Përhapje paniku e trashë. Çfarë bën Ministria e Arsimit?

507
Sigal

Shkolla private në Tiranë, “Udha e Shkronjave” ka njoftuar sot mbylljen e aktivitetit, për një afat të pacaktuar, për shkak të koronavirusit.

Drejtori i shkollës në njoftimin publik thotë se nuk ka ndonjë informacion për rrezik nga virusi, por është ndikuar nga lajmet në Itali.

Lidhur me këtë vendim që është marrë pa asnjë rekomandim nga institucionet, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili shprehet se vendimi i shkollës private është përhapje paniku dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit duhet të reagojnë.

Ja postimi i plotë i Vasilit

Perse mbyllet nje shkolle private kur nuk ka asnje rast me koronavirus dhe asnje te dyshuar ??

Kjo eshte nje perhapje paniku e trashe.

Ç’ben Task Forca e shendetesise si mundet te lejoje kete ?

Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi??

Per Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen te harxhoj kohen!!