Humb jetën naftëtari, reagon ashpër Agalliu: 2 marsi mënyra më e mirë për të rrëzuar çdo këlysh SOROS-i që do mbyllë gojën e qytetarëve

628
Sigal

Pas grevës së urisë, e cila u paralajmërua se nëse nuk do të gjendej një zgjidhje do të vazhdonte deri në ekstrem, vjen dhe fatkeqësia.

Një prej grevistëve, Artan Voshtina, një punëtorë i rafinisë së Ballshit u nda nga jeta ditën e sotme, pasi u kthye nga protesta.

Pas kësaj ngjarje tragjike reagon ashpër Besmir Agalliu, ku shprehet se heshtja e ambasadorëve për çdo krim, që ndodh në Shqipëri, është shënja më e qartë, se këtu çdo gjë është blerë nga oligarkia SOROS-iane.

Ja postimi i plotë i Besmir Agalliut:

Protesta e naftëtarëve

Të protestosh në 2020 për bukën e gojës, për djersën e gjakun tëndë, kjo është fundi i çdo gjëje.

Një naftëtarë humb jetën, pas protestës së tej zgjatur, s’kishte ç’ka më të humbiste.

S’ka më zgjedhje për këtë popull, veç se më 2 Mars 2020 të rrëzojmë me çdo çmim e çdo mënyrë këta “OLIGARKË”, e çdo këlysh SOROS-i, që do të mbylli gojën zërit të qytetarëve.

Heshtja e çdo institucioni Shtetëror, tregon më së qarti përfshirjen e drejtpërdrejtë, në këtë krim, me humbjen e jetës së grevistëve të Ballshit.

Heshtja e të gjithë Ambasadorëve për çdo krim, që ndodh në Shqipëri, është shënja më e qartë, se këtu çdo gjë është blerë nga oligarkia SOROS-iane.