Aksident në Lezhë-Laç/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në parcelat anësore. Plagoset francezi

17
Sigal

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në video makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .

Nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës.

Ndërsa në mjetin tjetër ende nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.