VIDEO/ Përmbyset autobusi me 20 pasagjerë në Vermosh

135
Sigal

Një minibus është përfshirë në një aksident të frikshëm ditën e sotme në aksin rrugor Koplik-Vermosh. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit, e deri më tani raportohet për dy pasagjerë të plagosur.

Të dy janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërsa fatmirësisht, pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze dhe janë trajtuar në vend.

Raportohet se 20 persona kanë qenë duke udhëtuar me minibusin që është përmbysur në mes të rrugës për shkaqe ende të paqarta. Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.