Ndoqi klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë

64
Sigal

Reagim i Komisariati të Policisë Sarandë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.