Regjistrimet e TIMS – Dita: Drejtori fluturak i AMA-s, veç bizhuterive rezulton edhe qejfli udhëtimesh

706
Kreu i Autoritetit të Mediave Autovizive, Gentian Salaj, që prej marrjes së detyrës ka kryer udhëtime të shumta jashtë vendit.
Një listë e lëvizjeve të tij nga TIMS që Gazeta Dita disponon, tregon se z.Sala që pas marrjes së detyrës ka shtuar në mënyrë marramendëse udhëtimet jashtë vendit.
Rreth 46 hyrje dalje rezultojnë nga Rinasi dhe pikat kufitare vetëm përgjatë 2015-2016 sipas TIMS, me destinacion Vjenë, Stamboll, Romë, Milano, Piza, Bruksel etj.
Megjithëse janari i këtij viti ende nuk ka mbaruar, Sala ka kryer dy udhëtime te tjera, duke ruajtur trendin e vitit të parë në detyrë.
Ai ka shkuar në Vjenë nga data 6 ne 10 dhe pak ditë më pas në Milano nga data 19 ne 22.
Pak ditë më parë media botoi shpenzimet e kreut të AMA-s dhe bashkëshortes për bizhuteri.
Ora e dorës së Salës kushtonte rreth 20 mijë dollarë, ndërkohë që gruaja e tij posedon rreth 40 mijë euro bizhuteri.
Një apartament mbi 200 metra katrorë është blerë në vitin e parë të mandatit të kreut të AMA-s.
ILDKPKI deklaroi sot se ka nisur një hetim për deklarimin e pasurisë nga z.Sala dhe bashkëshortja bazuar tek mospërputhjet mes të ardhurave të tyre dhe shpenzimeve.
Sigal