Plagosi me thikë një 27 vjeçar, arrestohet i riu në Durrës

343
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin i cili dyshohet se plagosi me thikë Endri Nekajn.

Ngjarja e cila ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durrësit mes dy personave la një të plagosur.

Ka qenë Nekaj ai i cili dyshohet se ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B, 26-vjeç, i cili tashmë është arrestuar.

Pas kësaj, 26-vjeçari ka marrë thikë dhe e ka goditur Nekajn afër zemrës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.