Njoftimi nga porti i Durrësit / Anulohen lundrimet drejt Barit

388
Sigal

Autoriteti Portual Durrës informoi se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e kësaj të hëne nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim.

Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.

Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen ose rimbursimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve.

Reagimi i Vasilit për uljen e testimeve : Kjo strategji antinjerëzore është faj penal dhe turp