Reagimi i Vasilit për uljen e testimeve : Kjo strategji antinjerëzore është faj penal dhe turp

257
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në kuadër të lajmeve mbi rënien e numrit të infektimeve në vend. Por nga ana tjetër, Vasili pretendon se rënia e infektimeve është fiktive pasi lidhet me rënien e testimeve nga qeveria.  “E pabesueshme, Testimet per COVID ulen me 45%! Ulja e pabesueshme e testimeve plot 45%. Në 17 dhjetor u kryen 2745 testime. Ndërsa sot vetëm 10 ditë më vonë vetëm 1508 testime”- është shprehur Vasili. Ai shtoi se edhe pse qeveria ka thënë se muajt e dimrit do të jenë më të vështirët përsa i përket Pandemisë, nga ana tjetër ajo ka ulur në mënyrë drastike testimet.  Sot ishin vetem 318 raste të reja por, sipas Vasilit vdekjet jane tepër të larta plot 11, një provë që testimet e ulura fshehin të vërtetën. Ai deklaroi se ‘ t’i largohesh të vërtetës kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve është krim. Në mungesë edhe të Vaksinimit, Qeveria mjerisht dhe mizorisht po e bën këtë dhe po e fsheh të vërtetën në dëm të njerëzve. Kjo strategji tribale antinjerëzore është faj penal dhe turp – është shprehur Vasili.