VIDEO/ Me pallto të zezë dhe kapuç, momentet kur Elsa Lila futet në makinën e policisë

218
Sigal

Këto janë momentet kur këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila futet në makinën e policisë në San Vitale, Romë.

Arrestimi i Elsa Lilës u bë gjatë mëngjesit të sotëm nga policia italiane, pas një hetimi ndaj një grupi shqiptaro-italian, në lidhje me trafikun e drogës.

Antimafia italiane e akuzon këngëtaren e njohur shqiptare, si njeriu që mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

13 persona u arrestuan gjatë operacionit policor, mes tyre edhe ish-boksieri Petrit Bardhi, Arben Zogu dhe disa të tjerë.