“Kriza e luftës” prek edhe lokalet në Tiranë, rriten me 50% çmimet e pijeve alkoolike

456
Sigal

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta masive për shkak të rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, karburanteve dhe shërbimeve. Ndërsa qeveria është munduar ta justifikojë këtë situatë duke e lidhur me efektet që ka sjellë në mbarë botën lufta Rusi-Ukrainë. Gjatë këtyre ditëve ne kemi denoncuar raste të shumta të rritjes së çmimit të vajit nëpër supermarkete pasi tani një shishe vaji blihet 410 lekë nga 190-200 që ishte pak javë më parë.

Por bashkë me vajin rritje çmimi kanë pësuar edhe produktet ushqimore si mielli, me 25-40 lekë ndërsa sheqeri ka pësuar një rritje prej 5 lekësh. Kjo ka bërë që shqiptarët të “sulen” në supermarkete për të blerë produkte ushqimore para se çmimet të rriten edhe më shumë seç janë tani pasi kanë frikë se mund të përballen me mungesa. Përveç produkteve ushqimore dhe atyre të konsumit të përditshëm rritje çmimi kanë pësuar edhe pijet alkoolike në lokale. Mësohet se edhe disa lokale në Tiranë kanë rritur çmimet e pijeve të ndryshme alkolike deri në 50%, pasi sipas tyre janë rritur çmimet e blerjes më shumicë të këtyre mallrave.