Prej ditësh e vdekur në banesë, gjendet trupi i dekompozuar i 35-vjeçares

236
Sigal

Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër.

Policia njofton se viktimë është shtetasja A. T., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Viktima jetonte vetëm me të ëmën, ku dhe kjo e fundit ishte me probleme të shëndetit mendor.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.