Shoqatat e Transportit kundër Manastirliut: Nuk nisim punë, protokolli është i pazbatueshëm

367
Sigal

Megjithëse ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi rihapjen e transportit publik, shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë paralajmëruar protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.

Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka hequr masat kufizuese ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Është e pamundur që të filloj transporti pasi nuk respektohet protokolli”, është shprehur Sulejmani.