“Humba njërin prej miqve më të mirë”/ Berisha prek me fjalët për Bujar Nishanin: U nda nga jeta në përpara kohe, por la pas një trashëgimi të rrallë

122
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një intervistë, Berisha deklaroi se ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë.

Berisha thotë se ndjen një dhimbje të madhe teksa shton se Nishani po lë pas një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur.

Berisha: Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar. Një nga politikanët më të ndershëm të këtij vendi, një nga shërbëtorët më besnikë të shqiptarëve, një ngashtetarët më dinjitoz të shtetit. Një nga Presidentët që i dha vendit dhe qytetarëve nder që qëndroi si përfaqësuesi më i lartë i tyre. Ishte gjithashtu Ministër i Drejtësisë, i rendit, detyra që i përmbushi me përkushtim të madh, me transparencë të madhe, me sukses të plotë. Këto 30 vite, Nishani ka qenë nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD-së, deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës, dhe më vonë ministër. Në këtë kontekst, është një humbje e madhe për shtetin shqiptar, për PD-në dhe shoqërinë shqiptare. Për mua personalisht është një dhimbje shumë e madhe. Ndihem i detyruar ndaj tij. Humbas njërin prej miqve më të mirë. Ndihem krenar me bashkëpunimin e përkryer që ne kemi patur. Bujar Nishani vdiq përpara kohe, por lë një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur.