Arian Nikaj: Për të bërë tunelin e Samir Manes në Llogara u zgjodh mbesa e Beqir Ballukut, që u vra se nuk bënte për të qeshur Enverin

676
Sigal

Për të bërë tunelin e Samir Manes në Llogara u zgjodh mbesa e Beqir Ballukut që u vra se nuk bënte më për të qeshur Enverin.

Edi Rama do ti vij në ndihmë Oligarkisë Kriminale që të ketë treg për vilat e Samirit që ndërtoj në një tokë të grabitur me një mega aferë që fillon me Aeroportin “Erdogan” në Vlorë që pasohet me tunelin e Llogorasë që do të fshijnë bukuritë natyrore me ndërtimin e fshatrave turistik me uniformitetin aziatik të projektuar të tipit “Rolling hills”

Duket si një tekë multimiliardare se sa si investim që do të justifikojë numrin e shtretërve turistik që ofron zona e bregdetit.

Nuk besoj që kapriçua që do harxhojë ca miliona $ për projekte të bëhet realitet në një investim që ngjan me banesat me kontribut vullnetarë ose me fshatra turistik që janë ndërtuar me konceptin e kampeve të punës.

Edi Rama më shumë se sa e pëlqen investimin Aeroport, tuneli i Llogorasë në shërbimin te investimeve Oligarkike në bregun e Jonit, tregon gatishmërin si maxhordom i bindur i saj.

Katrahura urbane që do të pasojë nqs këto investime do të bëhen do ti ngjajë Sarandës ose fjetores tek “Komuna e Parisit”.