Koncesionarja e Chec-up shet Brenda familjes një prej kompanive të saj për ti shpëtuar hetimit

Merr 130 milionë euro nga Qeveria, Vilma Nushi shet brenda familjes një prej kompanive të saj për t’i shpëtuar hetimit

NOA

Vilma Nushi, e cila është një nga biznesmenet përfituesja më e madhe nga qeverisja e Edi Ramës, me shifra të fryra, duket se po vihet në lëvizje për të shkrirë, apo shitur, një pjesë të aksioneve të saj, në disa prej kompanive. Burimet bënë të ditur se, bizneset e Nushit që shiten dhe blihen brenda vetë anëtarwve së familjes së saj, duket se po tentojnë të fshehin çdo gjurmë, në rast se do të ketë një hetim ndërkombëtar, për të parë mënyrën sesi kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit, dhe procedurat që janë ndjekur në tendera. Në dokumentin që do të shihni më poshtë, shihet se Nushi ka shitur plotësisht aksionet e  “Riofarma SHPK”, që administrohej nga kunati i saj Edmond Hido, te vetë firma “Trimed”, e cila po ashtu, është në pronësi të saj. Në vendimin  e Autoritetit të Konkurencës, thuhet se shitja është bërë në datën 20 Maj të këtij viti, me skemën “Përthithje”, edhe pse nuk ka asnjë raport  lidhur me të ardhurat, apo kapitalet e kësaj kompanie. Dyshimet janë se shkrirja dhe zhdukja e kësaj firme nga regjistri tregtar, lidhet me faktin se  “Riofarma SHPK”, është përdorur nga vetë Nushi, si pjesë në tendera fiktivë, në mënyrë që fituese të shpalleshin kompani të tjera të saj. Mësohet se kjo kompani ka qenë pjesëmarrëse në garë, në 80% të tenderave, ku fituese nuk kanë dalë as më shumë dhe as më pak, se bizneset e tjera të vetë Vilmës, apo motrës dhe mbesës së saj. Kjo është një skemë e paligjshme, se duket që legjitimon garën në tendera, por në fakt është fiktive sa kohë që “Riofarma” nuk paraqet asnjë lloj oferte, qoftë edhe ekonomike.

Njoftimi pwr shitjen e aksioneve tw kompanisw “Riofarma”, e blerw nga “Trimed”, tw dyja nw pronwsi tw familjes Nushi.

Më herët, Nushi kishte ndjekur pothuajse të njëjtën procedurë dhe me aksionet e saj në kompaninë  “Trimed”.  3- vjet pasi kishin fituar koncensionin  e  “Check UP”,  ajo shiti aksionet e saj,  për vlerën 300 mijë euro, tek një shtetas britanik, i identifikuar si Dominic Noel William Evans,  për të cilin thuhet se është bashkëshorti i mbesës së saj, Ledina Hido, (vajza e Majlinda Hido, motra e Vilma Nushit). Duke qenë se Nushi, ka të paktën 5 biznese në fushën e farmacisë dhe të farmaceutikës, ajo është kujdesur që kompaninë më të madhe të saj  “Marketing & Distribution”,  të mos e përfshijë në shumë prej garave, duke u mjaftuar me koncensionin 120 milionë euro të “Check-up”. Duke iu referuar të dhënave  të  “Opendata”, kompania “Marketing & Distribution”,  ka fituar rreth 60 milionë lekë të vjetra në tendera të ndryshëm, gjatë periudhës 2015-2019.  Por, shumë më ndryshe është situata me “Trimed”. Kjo kompani është në top-listën e  5 kompanive që kanë fituar më shumë tendera në Shëndetësi, sipas të dhënave të “openprocurment”.  Për periudhën 2015-2019,  “Trimed” ka përfituar në total mbi 8 miliardë lekë të vjetra (rreth 7 milionë euro),  në  plot 904 kontrata me sektorin e Shëndetësisë. Në bazë të të dhënave zyrtare, “Trimed”,  rreth gjysmën e kontratave i ka fituar në procedura  ku ka qenë konkuruese e vetme. Në total, Vilma Nushi dhe familja e saj,  llogaritet të përfitojnë  rreth 130 milionë  euro, deri më tani nga paratë e shqiptarëve. Nga këto, 120 milionë euro do të arkëtohen periodikisht  vit pas viti, nëpërmjet kontratës koncensionare, deri në vitin 2024. Ndërsa rreth 7 milionë euro të tjera,  janë përfituar, deri më tani, nga tenderat e kompanisë  “Trimed”,  e kontrolluar  në  50%  të saj, nga nipi i Vilma Nushit. Kujtojmë, se tenderi më i lakmuar i saj, ka qenë ai i “Check –up”,  për të cilin veç akuzave të bëra publike nga Partia Demokratike, ka pasur dhe  një kallwzim në SPAK, apo hetim në KLSH-w, por që deri më tani asgjë nuk është nxjerrë në dritë prej tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit, ka zbuluar se qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë koncesionare, 4.7 milionë euro për kontrolle të pakryera deri tani.  “Në total koncesionari  ka përfituar në mënyrë të  padrejtë  në  455 mijë raste, koston fikse të kontrolleve të pakryera për këtë shërbim, si dhe TVSH-në e të gjitha faturave”, thuhej në raportin e KLSH-së, në vitin 2017. Në pritje të një hetimi të plotë për tenderat, Nushi duket të jetë një hap para, duke nxjerrë jashtë tregut disa prej kompanive, me shpresën se gjurmët e tyre nuk do të hetohen kurrë. (R.D)