Mikpritja shqiptare ndër shekuj ka treguar se populli shqiptar e ka të lindur njësh me njerëzimin këtë tipar, aqsa kjo mirësi nga studiuesit antropolog apo psikolog të botës bëhet njësh me mirësinë e Zotit. Nuk është vendi të tregojmë se çfarë bënin gjeneralët shqiptarë si Akili, Leka i Madh, Pirro Burri dhe Skënderbeu me robërit e luftës dhe kundërshtarët e vrarë, që mbasi i varrosnin, siç i ka hije një luftëtari, robërit i vishnin dhe i përcillnin nga kishin ardhur për të mos ardhur më në kësi luftrash. Po këtë sjellje shqiptari e tregoi kur veshi e mbathi me mijëra ushtarë turq në vitet 1912-13 që ngelën baltave dhe llucave nëpër kanalet dhe rrugët e asokohe të Shqipërisë. Po këtë tipar prej trimi që di të fal shqiptari e tregoi edhe me armikun serb, që mbasi vrau e shkretoi në Kukës ngeci nga vetë natyra e ftohtë në kanionet e Matit, të cilët mbasi i veshi dhe i mbathi iu tregoi drejtimin për në Beograd, duke i porositur mos hajdeni më. S’po themi për rastet e çifutëve, as edhe për mbajtjen si djem të tyre të 65,000 ushtarëve italianë pas kapitullimit fashist, ku ky popull diti të vlerësojë deri në sublimitet (rasti në Koplik, Radhimë e Çamëri, kur zotërit e shtëpisë nuk dorëzuan italianin drejt skuadrës së pushkatimit gjerman, por djalin) ruajtjen e mikut në shtëpi dhe jo dorëzimin e tyre.

Ndërsa rasti i marrëveshjes së KM tonë me KM italian, për sjelljen e 3000 njerëzve / muaj apo të 36,000 të tillë / vit, dhe duke qenë tre sheshe të quajtura ‘hot spote – zona të nxhehta’, pra të 100 mijë njerëzve pa atdhe, por thjesht afrikanë, mbi 18 vjeç, meshkuj me pallë në dorë, të shoshitur në skanerat e Lampedusës, ky për Itali dhe ky si mbetje, më falni o njerëz, për Shqipëri, përbën pushtimin dhë shpërbërjen nga më të rrezikshmet për vendin tonë Shqipëri. Sepse do të ishte më mirë pushtim, sepse një ditë ikin, siç kanë ikur, sesa kjo që ka për qëllim shkartisjen dhe zhbërjen e kombit shqiptar, të familjeve shqiptare, të kafkës shqiptare, të genit shqiptar EV13, të fisnikërisë arbnore deri në atë të rracës shqiptare. Kjo zhbërje në gjuhën psikomotorike ka një emër që quhet ‘aversion’, e thënë shqip quhet neveri që Porta e Lartë shqiptare ka ndaj popullit të vet. Ndoshta pse nuk është shqiptar, ndoshta pse është vetë si ata që do të vinë karakacan pa atdhe, ndoshta pse është karakacan i pa fe, dhe po qe kështu të dashur shqiptar, keq e kemi punën me këta sojsëza!?
Dhe ju mendoni se Giorgia në verë erdhi për të parë Vlorën? Jo vëllezër! Erdhi për të parë sesi Syrin e Kaltërt të marrë!! Dhe ju mendoni se ajo erdhi për të parë Shqipërinë? Jo vëllezër shqiptarë që mos rri po duku i tillë! Ajo që puthesh ‘life’ me KM tonë erdhi për të sjellë 100 mijë refugjatë pa atdhe… Ja pse pranonte puthjet life Giorgia??! Dhe si fillim vjen kjo marrëveshje për 35,000 njerëz pa atdhe…..ku? Në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët, të cilët zbresin në brigjet italiane për të trokitur në Evropë. Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes dhe funksionimit të kësaj qendre, dhe emigrantët do të rrinë aty përkohësisht rreth një vit e gjysëm (18 muaj minimumi), por që sipas praktikave europiane ato shpesh zgjasin 10 vjet, derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil. Mos harroni se shteti italian me 60 milion banorë ka një territor të tillë për pritje e përcjellje të refugjatëvë afrikanë, jo më shumë se 800 poste shërbimi!? Dhe ju mendoni se Bill Klintoni erdhi për qejf e për qok? Jo vëllezër shqiptarë që mos rrini, por dukuni atdhetar! Ai erdhi për të sjellë edhe 100 mijë refugjatë të tjerë, pa atdhe afgan e shejtan!
A nuk ju kujtohet që si Kasandra e Trojës apo shortari Helen i thamë qysh atëherë, por ju pothuajse kurrë nuk jeni marrë me poezinë, por me poetin…Nuk ka më ça me prit?! Dikur me ushta e ushtarë kundër bashibozukëve të huaj, tani me duket prap me ushta e ushtarë kundër bashibozukëve vendas! Ndaj, sikundër i thuhet ndal ikjes së shqiptarëve, po aq ndal ardhjes edhe të paftuarve, të panjohurve nga Italia që kërkon të na pushtojë, jo me ushtarët e vet si dikur, por me ushtarë të huaj. Jo pak shqiptarë besojnë ende në politikat e të madhit të vendit, madje më shumë se Zotin dhe nuk po kuptojnë dot hartuesin e politikave të mbrapshta për Shqipërinë dhe shqiptarët…Jo pak herë, ju është thënë se Bavaria hap zyrë për të punësuar si shofera 80,000 shqiptarë; Brukseli kërkon 1800 shqiptarë për shoferë, me ose pa patentë, sepse i bën shofera vetë; Sot ekziston një Marrëveshje e Qeverisë shqiptare me BE për azilkërkues pa atdhe, pra për riatdhesim të atyre personave ‘nongrata’ ose që nuk kanë përfituar dot leje qëndrimi në vendet perëndimore. A ju duket e drejtë që pa ia kërkuar njeri këtë gjoja mirësi, pa e diskutuar me milet shqiptar në tërësi, ku edhe Presidenti i Republikës e merr vesh si një qytetar i thjeshtë nga mediat, KM merr përsipër të uzurpojë toka shqiptare, duke ofruar Porte strategjike dhe baza ushtarake?

Kësisoj i drejtohemi KM shqiptar se vendi ynë nuk është vend i BE dhe në këto kushte i ndalohet marrja e refugjateve për llogari të një vendi të BE-se, i cili ka detyrimin që t’i pranojë në tokë të vetë. Jemi duke pyetur KM shqiptar se çfarë do të bëhet me ata që Italia do ua refuzojë qëndrimin? Duam të dimë nga ju z.KM, sesa konflikte ushtarake ka në Afrikë dhe sa prej kriminelëve, që i ikin drejtësisë do të fshihen në këto Kampe? Jemi duke ju kërkuar llogari me të drejtën e qytetarit të thjeshtë shqiptar, meqë me vendet afrikane nuk ka ligj për kthimin e tyre, pse Shqipëria duhet të penalizohet me mbajtjen e tyre? Jemi duke bërë me dije KM shqiptar që këta afrikanë që po lenë Afrikën, sikur janë banorë të ish kolonive franceze, angleze, italiane, pra është një luftë mes këtyre të fortëve se kujt t’ia rrasin afrikanët që tentojnë BE-në…Shqipëria e vogël prej 28 mijë km katror çfarë borxhi u ka vendeve europiane që të pranojë për llogari të tyre afrikanët e vendeve, të cilat ata i kanë akoma në dominim. Meloni flet për Francën, e cila shfrytëzon pasuritë e vendeve që i ka patur koloni, por që vetë Franca refuzon afrikanët e këtyre vendeve.
Kjo marrëveshje nuk duhet të zbatohet, se kemi hallet tona me DY MILIONE SHQIPTARE të ikur, që nuk kthehen, se Shqipëria është një vend i dobët ekonomikisht, ku as pakistanezët, bangladeshasit, afrikanët nuk duan të qëndrojnë, por e përdorin si vend për t’u hedhur në vendet e BE. Kjo marrëveshje nuk duhet të zbatohet, sepse KM shqiptar po fal tokë, ndryshe nga ajo që sipas Konventave një Ambasadë e huaj quhet tokë jashtë territoriale e një vendi, sepse në procesin diplomatik të dyja vendet përfitojnë me anë të ambasadave tokë ekstra territoriale, ndërsa tre sheshet ‘hot spote’ do të jenë në shërbim të shtetit italian për burgosjen e refugjatëve afrikanë. Kjo marrëveshje nuk duhet të zbatohet, sepse kemi tejkalim të kopetencave të KM shqiptar, sepse fundja fundja kush është ky që zapton toka shqiptare pa pyetur shqiptarë, pa pyetur President, pa bërë një analizë të leverdisshmërisë politike dhe ekonomike, pa e shtruar më parë në Parlament, pa e kthyer më parë në një Referendum kombëtar?. Kjo marrëveshje nuk duhet të zbatohet, sepse kjo është sa të futet koka pa shpatulla, dhe vendet europiane që gjoja lëshojnë ndonjë parrullë për të drejta njeriu se ç’po ndodh kështu me Shqipërinë janë duke pritur këtë rast të parë! Austria, në njerën anë, Shulci gjerman, Hollanda në anën tjetër dhe nuk dihet se ç’bisedoi Makroni, ky i Madhi i Francës dy ditë kokë më kokë me KM tonë, por dihet ajo që bisedoi Klintoni me KM tonë për 100 mijë refugjatë afganë, dhe të gjithë së bashku janë duke gatuar eksperimentin më të ndyrë në jetën njerëzore me Shqipërinë! Të gjithë kundra Shqipërisë, si dikur më 1880 në Ulqin, e gjithë Europa me pamporë kundër shqiptarëve për vatan me shpatë në dorë.
Që edhe ne shqiptarët kemi qenë refugjatë!? E para, shqiptari shkon në tokat e veta, duke filluar me Greqinë, me Italinë dhe mbylleni po deshët deri në Skoci e vendet nordike, sepse gjaku 27 mijë vjeçar gjak shqiptar, që dikur ka qenë atje, që dikur i ka themeluar këto vende, e therret sërish atje. Dhe e dyta, nuk ka qenë kurrë refugjat, por thjesht dhe në krye të muajit një taksa pagues i rregullt, aq sa mëson gjuhën e vendit deri në krehjen e flokëve, sikur me qenë njësh si ata, dhe jo turmë e fis për të kërkuar kalifate, apo për të bërë krime gjoja në emër të allahut. Ore miq lexues të dashur! Mos vallë grumbullimi i refugjatëve ka si synim pregatitjen e mercenarëve ushtarak, për t’i përdorur më pas në luftrat aktuale si Ukrahinë, por edhe në konflikte të tjera, që priten të hapen në pranverën e vitit që vjen??!! Pra Shqipëria nga një kopësht i madh me mundësi paqeje për turizëm e spitale shëndetësore natyrore kthehet në një çerdhe ku gatit luftra me amshor!?



















