Video/ Komunistët e Shqipërisë mbledhin Kongresin e 16-të, nuk mungojnë fotot e diktatorit

259
Sigal

Edhe pse jemi në shekullin e 21, fryma komuniste duket se ka ende rrënjë në Shqipëri, këtë e vërtetojnë edhe aktivitetet e PKSH, e cila edhe pse me anëtarë të paktë në numër viijon që të zhvillojë Kongreset e saj.

Komunistët shqiptarë kanë zhvilluar sot Kongresin e 16-të të partisë, por ajo që bie në sy është se fjalimi i mbajtur nga kryetari i PKSH Qemal Cicollari, vjen me të njëjtin ton si fjalimet e mbajtura dikur nga diktatori Hoxha apo zyrtarë të lartë të partisë gjatë periudhës që ishte ende në pushtet.

Ajo që është edhe më e rëndë janë posterat me fotografinë e diktatorit Hoxha si dhe një bust i tij.

Ndërkohë kujtojmë që nesër më 8 Nëntor, PKSH feston dhe 80 vjetorin e themelimit.