A do të ndryshojë ora këtë dielë?

779
Parlamenti Evropian ka propozuar heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por duket se edhe këtë vit do të vijojë e njëjta përllogaritje, si deri tani.
Shumica në Parlamentin Evropian vendosi që të kryhet më parë një hetim mbi efektet që ndryshimi apo mos ndryshimi i orës do të sillte.
Në fundjavën e fundit të marsit orët ndryshojnë në të gjithë Evropën, siç ndodh dy herë në vit.
Në orën 02.00 të Evropës Qendrore, të dielën e fundit të marsit, koha do të shkojë 1 orë përpara, pra 03.00.
Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit ku nga 03.00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02.00, duke iu rikthyer kohës standarde.
Ndërrimi i orëve është bërë i zakonshëm gjatë viteve ’70 , por është testuar edhe më herët, si nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Arsyetimi i atëhershëm ishte se nëse drita e diellit do të zgjaste më shumë në mbrëmje, atëherë dritat do të ndizeshin më pak.
Sigal