Tekstet shkollore që kemi sot, të përkthyera nga Oxford, Cambridge dhe Pearson, janë përkthyer gabim, duke bërë që dëmi te nxënësit shqiptarë të jetë jashtëzakonisht i madh.
Këtë skandal e kam denoncuar në Parlament, kur theksova se librat janë përkthyer gabim në nivel viti.
Për shembull librat e klasës së 7-të sot për një nxënës në Shqipëri janë libra të klasës së 6-të për një nxënës në Angli.
Ndërkohë, sa i përket shkencave ekzakte, nxënësit shqiptarë çdo vit po pësojnë rënie drastike në raport me bashkëmoshatarët e tyre në Ballkan dhe Evropë.




















