Shpërthim me tritol pranë një banese në Mat

67
Sigal

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer pranë portës së murit rrethues në banesën e R.H.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Komsi, Mat.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Më datë 02.08.2022, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.