Sigal

Një konflikt pronësie, mbi një shtëpi, ka përfunduar në mënyrë të çuditshme. Vjehrri, ka gjetur si “zgjidhje” ti ndërrojë bravën e derës, shtëpisë, duke mos i dhënë mundësi nuses së djalit të hyjë brenda. Nga ana e saj, nusja, për këtë gjest, për shtëpinë, për të cilën është në konflikt gjyqësor me vjehrrin, ka denoncuar në Polici.

Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë

Më datë 30. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen N. B., vjeçe 71, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka ndërruar bravën derës së banesës, për të cilën janë në proces gjyqësor me nusen e djalit, I. B., vjeçe 41, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.