VIDEO ekskluzive/ Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake, tensionohet situata te zyrat e FRD

412
Sigal

ensionohet situata tek zyrat e FRD-së që Erion Veliaj po tenton t’i nxjerrë jashtë.

Në ambientet e zyrave të FRD-së ka mbërritur dhe vetë presidenti Ilir Meta, i cili i ka nxjerrë jashtë policët e bashkisë.

Koalicioni i FRD-së me PD-në ka revoltuar Erion Veliajn, i cili ka kërkuar që kjo parti të lirojë zyrat.

Pikërisht për këtë arsye, sot Veliaj ka dërguar policinë bashkiake duke kërkuar lirimin e zyrave.

Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit.

Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat.