“Kastrati Group” sjell revolucionin e linjave ajrore në Rinas, gati fluturimet direkte Tiranë- Holandë. Ja risitë me biletat

16
Sigal

Kastrati Group sjell kompaninë ajrore “Transavia” , e cili do sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta me nisjen e  fluturimeve nga Shqipëria.

Tirana dhe Amsterdami kanë vendosur një linjë direkte,  falë fillimit të operimit të linjës ajrore të mirënjohur “Transavia”.

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) u zhvillua një ceremoni mirëseardhjeje, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Holandës në Tiranë Reinout Vos.

Linja direkte nga dhe drejt Amsterdamit shënon një tjetër moment të rëndësishëm për TIA-n, që vazhdon të zgjerojë hartën e destinacioneve direkte dhe të rrisë numrin e kompanive ajrore prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Transavia (HV), është një degë e Grupit Air France-KLM. Pasagjerët kanë gjithashtu komoditetin e rezervimit të biletave brenda rrjetit të grupit për destinacione të tjera nëpërmjet: Air France (AF) në CDG (aeroporti i Parisit “Charles de Gaulle”) dhe Transavia France (TO) në 2 (dy) destinacione shtesë: ORY (Aeroporti “Orly”) dhe LYS (Aeroporti i Lionit “Saint-Exupery”).