Atentati ndaj prokurorit, Anton Martini udhëheq hetimet. Në vendngjarje edhe Donika Prela dhe Ardi Veliu

533
Sigal

Menjëherë pas atentatit në Durrës nga prokuroria e Krimeve të Rënda në drejtim të Durrësit janë nisur dy prokurorë, ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga Anton Martini.

Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë edhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryepolici Ardi Veliu. Atentati ndaj tij është marrë në dorë nga Krimet e Rënda për shkak të statusit që ka i plagosuri, prokurori Arjan Ndoja.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Bashkë me Ndojën kanë mbetur të plagosur shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe prsoni tjetër që e shoqëronte, Aleksandër Laho. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.