Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës dhe ekstazës, 9 të arrestuar. Një shqiptar jepte urdhra nga burgu

205
Sigal

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 9 persona, ndërkohë në këtë grup bëjnë pjesë 11 persona.

Sipas mediave greke i përfshirë në këtë aktivitet kriminal ka qenë edhe një shqiptar, i cili edhe pse i dënuar jepte urdhra nga burgu.

Grupi kriminal u zbulua pasi autoritetet greke ndoqën rrjedhën e parave përmes llogarive të dyshimta bankare.

Personat e përfshirë në këtë aktivitet prodhonin dhe trafikonin sasi të mëdha pilulash ekstazë, kokainë dhe kanabis, ndërsa paratë e përfituara i pastronin me anë të kompanive të ndryshme.

AKTIVITET ZHVILLOHEJ NË APARTAMENTE

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti zhvillohej në tre ambiente të marra me qira në zonën e Atikës. Brenda apartamenteve ishin instaluar pajisje speciale për kultivimin e lëndës narkotike, duke përdorur metodën e hidroponisë me sisteme ventilimi me filtra, ventilator, tuba ventilimi dhe llamba halogjenë.

Droga shpërndahej në Atikë dhe Kapathos nga anëtarët e organizatës, të cilët kishin edhe rolin e tregtarit lokal. Kjo e bënte edhe më të vështirë zbulimin e transaksioneve