VIDEO/ E frikshme në Sarandë, rrufeja godet një banesë

120
Sigal

Moti i keq ka përfshirë sot Shqipërinë ndërsa u regjistrua edhe viktima e parë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se në qytetin e Sarandës një ndertesë është goditur nga rrufeja. Për pasojë ka patur dëme materiale. Nuk raportohet për të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.