“Bordi po iu pi gjakun”, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi në protesta të fuqishme

110
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin në Kuvend për situatën ekonomike në vend. Berisha tha se çmimet janë rritur si në asnjë vend tjetër, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë me protesta.

Bordin për çmimet, ish-kryeministri e cilësoi si metodë komuniste që po iu pi gjakun shqiptarëve. Ai  paralajmëroi për protesta të fuqishme, si përgjigje ndaj qeverisë.

“Pandemia mori në këtë vend më shumë jetë se në çdo shtet tjetër të Evropës. Çmimet janë rritur këtu më shumë se në çdo vend tjetër dhe zgjidhja e vetëm është ajo komuniste e bordeve.

Si mund të pretendohet të zëvendësohen bordet rregullatore me borde vampire që janë ngritur me vendim qeverie për tu pirë gjakun shqiptarëve. A përfaqësoni ju qytetarët? Si ka mundësi të ngrohet ish ministri i Bujqësisë dhe të thotë se fermerët po eksportojnë.

Duman mos në ndërpre fjalën se i kam këtu unë. (ndërhyn Taulant Balla)

Ju që flisni se janë rritur eksportet shkoni në Myzeqe. Jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve të ngrihemi. Më thoni mua. A mund të ndodhë, tani keni nxjerrë një ligj tjetër që do e sillni dhe qesh kjo mbrapa paçka se vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Ti duhej të jepje dorëheqje dhe te dumanit e kishe vendin. Ke dhënë tendera sekrete.

Prandaj thirrja ime qytetarë është që të ngrihemi në protestë fuqishëm”, tha Berisha.