VIDEO/ Burri rreh gruan në mes të Tiranës, askush nuk ndërhyn

692
Sigal

Një video e rëndë është publikuar në rrjetet sociale mbrëmjen e së enjtes. Portali JOQ Albania ka publikuar pamjet se si një burrë rreh keqazi një grua në mes të ditës, në mes të rrugës. Ai e godet atë me shqelma dhe e tërheq zvarrë nga flokët.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, por askush nuk ka ndërhyrë për të ndarë sherrin apo për të mbrojtur vajzën që dhunohet në sy të të gjithëve. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe ende policia nuk ka dhënë asnjë detaj për të.

Pa koment.

Kjo video tregon se sa pak vlerë ka jeta e një femre në Tiranë.

Gepostet von JOQ Albania am Donnerstag, 1. August 2019