Shfaqja e dytë protestë e artistëve, Çipi: Rilindasit nuk bëjnë më debate, nuk e kanë zakon të thonë 2 të vërteta rresht

568
Sigal

Vihet në skenë shfaqja e dytë në Teatrin Kombëtar “ Shtëpia e sëmurë”, e mbajtur nga aktorët Arben Bajraktari dhe Bob Berky.

Ndërkohë më herët në sheshin  e Teatiri artistë të ndryshëm si përherë kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kolegëve por dhe qytetarëve e artistëve.

Ndërkaq mes artistëve të ndryshëm fjalën e ka mbajtur dhe Kastriot Çipi.

Në fjalën e tij Çipi nuk ka lenë pa përmendur dhe emri i Hervin Çulit, drejtor i Teatrit Kombëtar.

Fjala e mbajtur nga Çipi ka pas në thelb Rilindjen me në krye Çulin, lidhur me gjithë kauzën e Teatrit, të cilët janë mësuar të  të mos debatojnë në prani të përfaqësuesve të Aleancës e ndër të tjera në një program televiziv mbrëmjen e djeshme ka thënë vetëm të pavërteta.

Rilindasit nuk bëjnë më debate por bëjnë vetëm intervista. Çuli ka bërë një nder sepse ka thënë që shkronjat e teatrit Kombëtar i ka hequr Bashkia e Tiranës. Ju kujtoj gjithashtu që për këtë lajm e ka thënë më herët dhe Ministrja e Kulturës e cila është ngatërruar me fjalët e saj.

Ne do të shkojmë që nesër në Prokurori dhe do të interesohemi se kush e ka bërë këtë veprim dhe pse askush nuk mban përgjegjësi. Çuli nuk e ka zakon të thotë dy të vërteta rresht edhe kur e bënë gënjen me disa gënjeshtra njëra pas tjetrës.

Ai ka rënë ndesh me gjithçka ka thënë.”-tha ndër të tjera Çipi pasditen e sotme.