“Vetëm 20% e anëtarësisë mbështesin Bashën”, Arben Ristani për situatën në PD: Nëse shumica vendos për mbledhjen e Kuvendit, kryetari nuk përbën pengesë

72
Sigal

Ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani në një intervistë për Fax News tha se mbledhja e Kuvendit e kërkuar nga shumica në Partinë Demokratike do të zhvillohet dhe kryetari Lulzim Basha nuk mund ta pengojë sepse nga pikëpamja e statutit ai nuk ka të drejtë të marrë vendime.

Ristani u shpreh se Kuvendi nuk ka lidhje me departamentin e shtetit amerikan, ashtu sic Basha ka thënë por është një mbledhje për të bashkuar partinë dhe për ta cuar drejt fitores.

Ndër të tjera ai theksoi se në bazë të sondazheve të bëra mbi pëlqyeshmërinë e imazhit të Bashës ka rezultuar se vetëm 20% e anetaresise mbështesin ndërsa 80% janë demokratë që i përgjigjen thirrjeve të Berishës.

“Duhet sqaruar në mënyrë shterruese që nga pikëpamja e statutit, kryetari i PD-së nuk ka të drejtë të marrë vendime, pasi vendimarrja është kolegjiale. Kryetari nxjerr vetëm urdhra dhe udhëzime mbi bazën e vendimeve të organeve kolegjiale.

Së dyti do tu nxisja ju gazetarëve të kërkoni vendimin e shkruar, pasi jam i bindur që nuk ekziston një i tillë.

Nga pikëpamja e rregullave të grupit parlamentar ku ka të bëjë rregullorja, asnjë anëtar nuk mund të marrë vendime për të drejtat e një antari tjetër. Basha është në të njëjtin shtrat që ka qene gjithmonë, jashtë ligjit dhe statutit dhe në bashkëpunim me mazhorancën po tenton të fundosë partinë, por që nuk do ia dalë dot.

Jan bërë sondazhe më parë mbi imazhin e pëlqimit të Bashës nga anëtarësia dhe ka qenë në kufinjtë e 20%, mua më rezulton sidomos nga veprimtaria e fundit, në rastin më të mirë vijon në këto nivele pasi 80% po firmosin për të thirrur Kuvendin.

Nuk kemi tamam dy pole, pasi është anëtarësia dhe kryetari autokrat, po fillon ta lëshojnë dhe nervat i ndodhur në këtë situatë pasi po quan llum njerëzit që kanë qenë në PD para tij.

Po bën lëvizje të tilla vecse e nxjerrin para demokratëve ashtu sic është. Mbledhjen e Kuvendit, demokracia funksionon me vendimet e shumicës kshuqë ajo që con përpara partinë është vetë ajo, në rast se shumica e vendos nuk ka pengesë për të.

Nga ecuria që ka lëvizja për mbledhjen e Kuvendit jemi në kufinjtë 70, 80%, është masë e madhe që i janë përgjigjur Berishës. Kjo do shërbejë që partia të vijë në pushtet për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ai thotë se nuk do të mblidhet Kuvend anti-amerikan, por ska lidhje fare me atë, jemi pro parimeve të Amerikës, mënyrës si funksionon shteti atje.

Kuvendi nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e departamentit të shtetit amerikan por për statutin e PD-së në mënyre që ta cojmë para drejt fitores“- u shpreh Ristani.