Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Meta: Të zbardhet urgjentisht ngjarja në Elbasan!

252
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka nisur konferencën e jashtëzakonshme, ku është shprehur se organet kompetente të marrin masa për të parandaluar krimet zgjedhore.

“Krimi zgjedhor kërcënim për ditën e nesërme. Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë strukturave të drejtësisë. A ka pasur shqetësime presidenti patjetër,” u shpreh Meta.

Me tone të ashpra, kreu i shtetit ka kërkuar të zbardhet menjëherë ngjarja në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

“Nuk kanë dhënë një zyrtar të plotë. Kam ndjekur me shumë vëmendje veprimet dhe ngjarja e Elbasanit duhet të zbardhet urgjentisht jashtë çdo ndikimi politik përpara se të kemi ngjarje të tjerë dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. për fat të keq konstatoj se ka një vullnet ta padukshëm për ta shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarje pas datës së zgjedhjeve.

Provat kanë qenë atje në sytë e të gjithëve se kush ishin ata që nxitën dhe shkaktuan konfliktin. Si president për ti thënë jo çdo veprimi që përbën krim zgjedhor jam këtu për të përsëritur pyetjet e ia drejt organeve.

A janë të përfshirë në këtë ngjarje persona me precedentë penalë.

Cilët janë emrat e tyre? Përse policia nuk ka kryer ende ndalimin?
A janë këta persona të njëjtët që shoqëronin kryeministrin në 14 mars?

A ka marrë prokuroria dëshmi? Përse punonjësit e pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar?

Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i kemi? A është bërë këqyrja e materialeve filmike?

Sa kohë u është dashur ti mbledhin? Nëse ka pasur zvarritje kush janë përgjegjësit? A ishte prokuroria e rrethit Elbasan në konflikt interesi,” tha Meta.